Evis Sema mer mandatin e dytë në krye të Këshillit të Qarkut Fier.
Eshte konstituuar sot Keshilli i Qarkut Fier , i cili perbehet nga 31 anetare , 8 bashkia Fier, 7 Lushnja, 4 Patosi , 4 Rroskoveci, 4 Mallakastra dhe 4 Divjaka. Nepermjet votimit te fshehte keshilli zgjodhi kryetaren e re te Keshillit te Qarkut Fier, Evis Sema e cila u votua me shumice absolute te votave.
Sema rizgjidhet ne krye te ketij institucioni pasi e drejtoi ate per 4 vite, nderkohe qe nenkryetar u zgjodh Ergest Krakulli. I pranishem ishte dhe drejtuesi politik i qarkut, Taulant Balla, deputete, e kryebashkiake te Qarkut.
Me një kandidaturë të vetme dhe pa rival ku nga 31 anëtare që ka këshilli i qarkut Fier në konstituimin e tij moren pjesë 28 anetarë të PS 2 të BF nuk morën pjesë dhe të 28 votuan pro kandidaturës së Evis Semës si kryetare e ketij këshilli qarku qe mer mandatin e dytë.
Kryetare e keshillit të qarkut e mban Fieri, Evis Sema, nën kryetarin e mban Lushnja me Erges Krakulli u zgjidh me 28 vota dhe sekreatri i mbetet PS nga Mallakastra që do vendoset në ditët në vijim.
Këshilli i qarkut Fier ka 31 anëtare ku bashkia Fier ka 8 anetare, Lushnja 7 anetare dhe bashkitë e tjera Patos, Roskovec, Mallakastër e Divjakë nga 4 anetare.
BF ka 2 anëtarë në Këshillin e Qarkut Fier, por që nuk morën pjesë në këtë mbledhje të konstituimit të këtij këshilli qarku