Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFamilja e dy fëmijëve të mbytur në liqen në varfëri ekstreme

Familja e dy fëmijëve të mbytur në liqen në varfëri ekstreme

Fqinjët e familjes që humbi dy fëmijët, 10 dhe 14 vjeç të cilët u mbytën në liqenin e Prushit rezulton të jetë në gjendje të rëndë ekonomike.

Ata u thanë medieve se përveç dy fëmijëve, në liqen u futën dhe dy fëmijë të tjerë, por fatmirësisht u shpëtuan nga një banor.

“I kam komshinj. Janë familje shumë e dobët ekonomikisht. Të vërë shteti dorë në zemër. I ati mbledh hekurishte që jetojnë. Me zor i ka rritur ata fëmijë. Të dy djemtë.

Kanë edhe një vajzë pak më të madhe. Por janë shumë familje e dobët ekonomikisht. Gjatë verës vijnë fëmijët këtu dhe freskohen. E morëm vesh nga kushërinjtë.

Kanë qenë 6 kalamaj. Kanë qenë duke u mbytur edhe dy të tjerë. Ka qenë një banor i zonës që i ka nxjerrë. Në këtë liqen janë mbytur 6 vetë që kur është kthyer në rezervuar” – tha një nga banorët.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME