Vdekja e Gianluca Viallit ka tronditur futbollin italian, por jo vetëm. Ish-sulmuesi ikonik i viteve ’90, u diagnostikua me sëmundje të keqe në pankreas në vitin 2017.
Pasi luftoi fort dhe ia doli për një moment të shërohej, Viallit iu rikthye sërish sëmundja e keqe. Sot ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare.
“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Gianluca Viallit. I rrethuar nga familja e tij, ai ndërroi jetë mbrëmë pas pesë vitesh sëmundje që e përballoi me guxim dhe dinjitet.
Falënderojmë të gjitha ata që e kanë përkrahur ndër vite me dashurinë e tyre. Kujtimi dhe shembulli i tij do të jetojnë përgjithmonë në zemrat tona”, lexohej në postimin e familjes së Viallit.