Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFierakët bëjnë për spital polakun turist në Ksamil

Fierakët bëjnë për spital polakun turist në Ksamil

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Ksamil. Dy fierakë të moshave 43 dhe 36 vjeç kanë qëlluar në fytyrë një shtetas polak.

Turisti 44-vjeçar me inicialet S.A ka përfunduar në Spitalin e Sarandës me dëmtime të rënda në fytyrë.

E.C 43 vjeç dhe A.C 36 vjeç banues në Fier, me lidhje familjare mes tyre janë konfliktuar me polakun në një nga plazhet e Ksamilit për arsye të paditura.

Sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, teksa dy shqiptarët kanë goditur me sende rë forta turistin. Ky i fundit ka shkuar të mjekohet në Spitalin e Sarandës.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 36 vjeç dhe E. C., 43 vjeç, të dy banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në Ksamil, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin polak S. A., 44 vjeç.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME