Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFieri po shpopullohet. Rinia po ikën, nuk ka fuqi punëtore. Bizneset kërkojnë...

Fieri po shpopullohet. Rinia po ikën, nuk ka fuqi punëtore. Bizneset kërkojnë staf.

Fieri po shpopullohet, bizneset kërkojnë punëtorë, specialistë dhe nuk ka. Zyra Rajonale e punës: Kemi kryer punësime, por ka nga ata që pasi janë punësuar janë larguar nga puna për moskorrektesë të punëdhënësve

Fieri prej dekadash ka qënë qyteti me të ardhura më të mëdha në buxhetin e shtetit i renditur i dyti pas Tiranës , sikundër ka qënë nga qytetet me numurin më të vogël të papunësisë e kjo për shkak të pasurive nën e mbi tokë dhe të shumë ndërmarrjeve shrtetërore.


Fieri çdo ditë që kalon po shpopullohet edhe më tepër. Ky fakt duket qartë në shumë biznese të cilët kanë afishuar kërkesat e tyre jo vetëm në hollin e Zyrës Rajonale të Punësimit por edhe në xhama baresh e lokalesh.


Opinioni qytetar fierak thotë se nga njëra anë të rinjtë po ikin sepse ktu nuk ka punë, pagesa është e ulët, punojnë në të zezë, punëdhënësit nuk janë korrekt. Një pjesë ikin të punojnë jashtë sepse duan të pasurohen shpejtë dhe në mënyrë jo të ndershme, sikundër ka dhe nga ata qytetarë që pohojnë se po ikën rinia se ktu nuk ka shpresë, jo vetëm rinia por edhe ne të moshuarit do ikim

Nga ana tjetër zyra rajonale e punësimit në Fier jep shifra zyrtare se gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti ka pasur afro 6 mijë kërkesa për punësim ku afro 17 % e tyre janë punësur.


Drejtoresha e këtij institucioni Edlira Doko ka pohuar se përveç këtyre shifrave ka pasur raste ku të punësuarit nga kjo zyrë pak kohë më pas e kanë braktisur punën për shkak se nuk janë dakortësuar me punëdhënësit, probleme orari, pagese, apo kushte pune.

Nga profesionet më të kërkuara për tu punësuar kanë qënë për hoteleri, restorante, por edhe profesione të tjera si bojaxhi, marangoz etj

Të ndodhur para kushteve të tilla ku rinia do të punësohet por nuk munden dhe të detyruar nga pagesa e ulët, mospagesa e sigurimeve shoqërore, mos korrektesa e punëdhënësve që kërkojnë punë me orë të gjata dhe ditë pushimi pa i paguar ka bërë që punëkërkuesit të largohen për të punuar jashtë vendit, por dhe punë kërkuesit të mbushin xhamat e bizneseve duke kërkuar staf sikundër dhe tabela në hollin e zyrës së punësimit të jetë e tejmbushur. /ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME