Thursday, May 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTLaçi fiton dhe kualifikohet për në raundin e dytë të Conference League

Laçi fiton dhe kualifikohet për në raundin e dytë të Conference League

Laçi bën gjithçka mirë, duke fituar ndaj Iskras në Podgoricë në ndeshjen e kthimit 1-0, duke siguruar dhe kualifikimin për në raundin e dytë të Conference League.

Skuadra kurbinase dominoi lojën duke vijuar paraqitjet pozitive në arenën ndërkombëtare. Në të 19-ën Mentor Mazrekajn ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi që nuk u devijua dot nga askush, duke shkuar në rrjetën e portës së Iskrës.

Laçi në avantazh dhe gjithçka u bë me e lehtë për skuadrën kurbinase. Në vijim bardhezinjtë humbën disa raste të pastra. Adeleke dhe Guindo ishin rrezik potencial në kundërsulme, megjithatë pa arritur që të gjenin rrugën e rrjetës.

Pjesë e dytë kishte të njëjtën fytyrë si e para, me Laçin që e menaxhoi mjaft mirë ndeshjen, duke marrë rezultatin që i mjaftoi për të marrë kualifikimin në raundin e dytë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME