Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTEdhe “Partizani” eleminohet nga Kupat e Europës. Kualifikohet vetëm Laçi

Edhe “Partizani” eleminohet nga Kupat e Europës. Kualifikohet vetëm Laçi

Partizani është eliminuar që në raundin e parë të Conference League. Të Kuqtë u mundën 1-0 në “Air Albania” nga Subertalo brenda kohës së rregullt, ndërkohë që sfida më pas shkoi në ruletin e penalltive, që do të fitohej nga ekipi gjeorgjian.

Të Kuqtë kishin fituar 1-0 një javë me parë në trasfertë. Skuadra gjeorgjiane zhvilloi një pjesë të dytë shumë të mirë duke gjetur dhe golin. Guliashvili në minutën e 53-të shfrytëzoi më së miri një krosim të ardhur nga krahu i djathtë. Më tej miqtë shpërdoruan raste të tjera të pastra, por Partizani ishte me fat.

Në kohën shtesë të dyja skuadrat patën mundësi të mira shënimi, por asnjë prej tyre nuk do të shënonte.

Më pas në ruletin e penalltive do të ishte Subertalo që do të fitonte 5-4.

Po kështu sonte Laçi është kualifikuar sepse fitoi në ndeshjen e kthimit në Mal të Zi me skuadren Iskra. Ndeshja e parë kishte dalë 0-0 në Shqipëri, ndërsa sonte Laçi fitoi 1-0. Pra Tirana dhe Partizani ikin në shtëpi. Vetëm Laçi vazhdon udhën në Kupat e Europës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME