Saturday, December 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËAleksandra Bogdani: ” SPAK po i heton inceneratorët të ndarë, është absurde!

Aleksandra Bogdani: ” SPAK po i heton inceneratorët të ndarë, është absurde!

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar afera e inceneratorëve, nisur nga publikimi i skandalit të fundit, me disa kompani fiktive që dyshohet se janë përdorur për evazion fiskal dhe një sërë krimesh të tjera.

Gazetarja Aleksandra Bogdani, e konsideron absurditet faktin që SPAK po i heton inceneratorët të ndarë në tre dhe jo si një çështje të vetme, duke qenë se janë të përfshirë të njëjtët persona.

“Secili nga koncesionet është hetuar më vete, që është absurde. Duke ditur që janë të njëjtët persona që i kanë përfituar kontratat dhe kanë bërë të njëjtën skemë. Kjo është një gjë që nuk e ndihmon fare hetimin e gjithanshëm.

Në Elbasan u identifikuan kompani që SPAK tha do të hetojë, që u përdorën për të paguar rryshfet. Të njëjtat janë edhe në Tiranë dhe Fier.

Rreziku i hetimeve të vonuara, janë miliona lek të taksapaguesëve që zhduken. Dhe me pronarë që janë në arrati”, tha Bogdani.

Lidhur me kompanitë fiktive që mashtrojnë me TVSH-në, gazetarja sqaroi se nuk janë përdorur vetëm për rastin e inceneratorëve, por ka dyshime se janë përdorur edhe për punë të tjera publike, ndaj nevojiten hetime.

“Kjo është një skemë shumë më e madhe sesa vetëm kompanitë e inceneratorëve. Ka dyshime që është bërë nga shumë kompani që kryejnë punë publike.

Prandaj kjo skemë duhet hetuar deri në fund, për të kuptuar se ku është niveli i vjedhjes me punët publike në Shqipëri”, deklaroi ajo.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME