KRYESOREMAGAZINË

Fiton Austria, pikët që Shqipëria mori nga juritë.

Austria u shpall shtet fitues i “Eurovision Song Contest 2025”, përfaqësuar nga artisti i ri JJ me këngën “Wasted Love”.  Performanca e JJ në skenë u përshkua nga një intensitet emocional dhe estetik mahnitës. Ai shkëlqeu jo vetëm vokalisht, me një zë të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, por edhe vizualisht, me një skenografi moderne dhe ndriçime që e theksuan çdo emocion të këngës.

Shqipëria doli në vend të tetë me 218 pikë. Edhe pse nga juritë e 37 shteteve u renditëm në vendin e 16 me 45 pikë, por votat e popullit Europian dhe jo vetëm, na dërguan në vendin e 8-të. Për nga pikët, Shqipëria është renditur në vendin e pestë, një sukses i jashtëzakonshëm, pasi vota e popullit është më me vlerë për një artist sesa qokat që bëjnë shtetet me diplomaci.

Në çdo sondazh, Shqipëria ka qenë në pozicion të lartë, ku në Eurovision World që çdo vit nxjerr saktë Top 3, Shqipëria është votuar në vendin e 3-të. Sakaq, Wiwiblog na nxorri edhe fitues.

Shkodra Elektronike i dha Zjermin e duhur skenës në Bazel me një performancë të fortë që mbajti gjallë emocionin dhe kuptimin e vërtetë të artit. Me këngën “Zjerm” Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca dhuruan një nga momentet më të paharrueshme të mbrëmjes finale të “Eurovision 2025”.

Beatriçe u shfaq sërish mahnitëse, me vallëzimin unik, që nuk ishte thjesht koreografi, por pjesë e rrëfimit emocional të këngës. Ajo shkëlqeu me praninë e saj skenike, duke bartur mbi supe gjithë intensitetin e mesazhit që përçonte “Zjerm”. Vokali i saj i fuqishëm dhe i pastër goditi thellë, duke shtuar një dimension shpirtëror dhe poetik në çdo varg.

Juritë e shteteve që votuan Shqipërinë

Suedia- 3 pikë

Holanda- 1 pikë

Franca-12 pikë

Italia-3 pikë

Portugalia-4 pikë

Polonia-5 pikë

Mali i Zi-10 pikë

Greqia-2 pikë

Spanja-1 pikë

Qipro-4 pikë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button