Artistja e veçantë nga Kosova, Flaka Krelani, e cila prej disa vitesh banon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur të marrë nënshtetësinë amerikane. Lajmin ajo ka zgjedhur që ta ndajë më ndjekësit e saj në “Instagram”, duke shkruar: “Me e dëshmu që je artiste në vendin tënd, për me të vlerësu, e bën banore në vend të huaj. Amerikë, ta honksha zemrën!”