Flet Dritan Rexhepi: E vërteta ime për zhdukjen e Jan Prengës

Dritan Rexhepi, i njohur si “mbreti” i kokαinës, ka dëshmuar për herë të parë në procesin gjyqësor ndaj tij dhe disa të pandehurve të tjerë në GJKKO, lidhur me rrëmbimin dhe vrαsjen e Jan Prengës. Gjatë seancës, Rexhepi mohoi çdo lidhje me Gentian Funiqin, një nga personat e dyshuar në këtë çështje.
“Në burgun e Pratos kam qenë në siguri të lartë për 10 ditë për shkak të një apeli në Firence. Nuk e njoh dhe nuk e kam parë kurrë në jetën time Gentian Funiqin. Do ta faktoj këtë me prova në vijim,” deklaroi ai.
Ndërkohë, në seancën e së enjtes, avokatët mbrojtës kundërshtuan provat shkresore të paraqitura nga SPAK, duke kërkuar rrëzimin e tyre si të papranueshme. Procesi ndaj Rexhepit dhe të pandehurve të tjerë vijon, ndërsa pritet që ai të paraqesë prova për të mbështetur pretendimet e tij. /BW