POLITIKË
Fleta e votimit: Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ me numrin 1
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 Majit.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh në fjalën e tij se janë vetëm tre subjekte politike, që kanë paraqitur listën shumëemërore në 61 bashki, si Partia Socialiste e Shqipërisë, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ dhe Partia Agrare Ambientaliste, të cilat do të ndajnë numrin nga 1 deri në 3 në fletën e votimit.
Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ do mbajë numrin 1 në fletën e votimit.
Kurse Partia Socialiste do ketë numrin 2.
Më pas me numrin 3 do jetë Partia Agrare Ambientaliste.