POLITIKË

Fletëthirrja për 21 janarin në SPAK, flet Berisha

Kreu i PD-se Sali Berisha tha se ende nuk e ka marrë një fletëthirrje nga SPAK për 21 Janarin, por u shpreh i hapur për çdo hetim.

Berisha akuzoi Ramën se është ky i fundit ai që nuk i do hetimet për këtë cështje, ndërsa theksoi se ka dashur gjithmonë një prokuror ndërkombëtar.

“Unë nuk kam marrë asnjë fletëthirrje. Për fakti e thjeshtë se Alfred Greca ua jep gazetarëve para se të ma japë mua. Unë skam asnjë problem. Se unë jam njeriu që kam kërkuar më shumë se kushedo tjetër hetimin e atyre ngjarjeve tragjike, Kam kërkuar prokuror ndërkombëtar për hetimin e tyre. Nga 2013-ta deri më sot, është vetëm Edi Rama që ka penguar hetimin. Sali Berisha ka kërkuar prokuror ndërkombëtar, hetim dhe fatmirësisht ka deklaratat e SHBA-ve ku zoti Shtaimer erdhi dhe ishte asistent i SHBA-ve dhe Contrimen që kërkuan hetime nga polici dhe organizatori. Organizatori dihet kush është. Jam i hapur të hetohet kjo ngjarje”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button