Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFoto dhe emri/ Ekzekutohet me silenciator shqiptari në Itali

Foto dhe emri/ Ekzekutohet me silenciator shqiptari në Itali

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Vernante, në zonën e Cueno në Itali. Sipas gazetës “La Stampa” viktima është identifikuar nga policia italiane si Klaudio Myrtaj, 34 vjeç. Të njëjtat burime raportojnë se vrasja ka ndodhur pasditen e së shtunës. Viktima u gjet me një plagë arme në kokë. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

“La Stampa”, që ka publikuar foton e shqiptarit, shkruan se 34-vjeçari ishte qëlluar me pistoletë me silenciator. Ndoshta për këtë arsye nuk u dëgjuan të shtëna arme. Trupi i tij u gjet rreth orës 16.30 të së shtunës në një punishte, ku ai punonte herë pas here.

Shqiptari ishte banues në zonën e Caraglio. Myrtaj kishte mbërritur në Itali 2 vjet më parë. Ai punonte në kantieret e zonës. Hetuesit kanë marrë në pyetje drejtuesin e punishtes (zdrukthtari) i cili ka thënë se kishte shkuar për të benzinë me traktorin e tij dhe kur është kthyer ka qenë një klient që i kishte thënë se kishte gjetur shqiptarin e pajetë në punishte.

Policia ka marrë në pyetje disa persona, mes të cilëve të dashurën e 34-vjeçarit. Mediat shkruajnë se krimi mund të ketë motive xhelozie. Kamerat e kanë fiksuar edhe autorin. Në fshatin ku Klaudio ishte shpërngulur disa muaj më parë, jetonte në një shtëpi jo shumë larg vendit të krimit. Ai përshkruhej si një punëtor i palodhur, gjithmonë i buzëqeshur dhe që i përshëndeste të gjithë dhe gjithmonë kishte një fjalë për ata që e takonin. 

Omicidio a Vernante, il cadavere in un laboratorio del centro
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME