Një incident ka ndodhur ne një qendër votimit në Rrogozhinë, ku është fotografuar vota.
Siç tregojnë dhe vetë komisionerët, një zonjë ka fotografuar votën e saj dhe pasi është pikasur nga vězhguesit, ajo ka grisur fletën e votimit. Kjo ka bērë që të ketë
pērplasje mes komisionerëve dhe të pezullohet votimi. Ně kētë qendër kanë ardhur më pas edhe anētarë të Komisionit Zonal, për të verifikuar dhe marrë vendim ně
lidhje me procesin e votimit.
Mbi 32 mijë qytetarë kanë tē drejtën e votēs kēté të dielë
(23 korrik) pēr të zgjedhur kryebashkiakun e Rrogozhinës. Në garë do të jenë sërish Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe
Shkēlqim Hoxha i koalicionit opozitar ‘Bashkē Fitojmë.
Ky vendim u dha pasi Kolegji
Zgjedhor urdhēroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë duke shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit.
Kutia e burgut të Rrogozhinës u bë shkak per pērsëritjen e zgjedhjeve në kētë bashki.
Burime zyrtare nga Policia bějnë me dije se në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe në Komisariatin e Policisë Kavajë, janë ngritur Grupet e Drejtimit pēr mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate.