Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFotografuan uzinën e armëve ne Poliçan, arrestohen 4 të huaj

Fotografuan uzinën e armëve ne Poliçan, arrestohen 4 të huaj

Katër shtetas të huaj janë arrestuar nga policia në Poliçan pasi janë kapur duke fotografuar uzinën e vjetër të armëve.

Mësohet se bëhet fjalë për 4 persona me kombësi çeke.

Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar

.

Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.
Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.
Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Arrestimi vjen një ditë pas incidentit të ndodhur në Gramsh ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas u arrestuan pasi tentuan të futen në uzinën e armëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME