Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTFranca mund Anglinë, në gjysëmfinale përballë Marokut

Franca mund Anglinë, në gjysëmfinale përballë Marokut

Franca është skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Kupës së Botës. Kampionët në fuqi morën një fitore spektakolare 2-1 në finalen e parakohshme ndaj Anglisë një nga duelet më të bukura të luajtur në Katar.

Skuadra e Deschamps e nisi më mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh me anë të një super goli nga talenti Tchouameni në minutën e 17-të. Ylli i Realit shënoi me një goditje të fortë nga distanca.

Anglia u kundërpërgjigj mjaft mirë duke shtuar ndjeshëm forcën sulmuese, duke qenë shpesh herë e rrezikshme në portën e Lloris. Në fillimin e pjesës së dytë, Tchouameni shkaktoi faull brenda zonës ndaj Saka. Nga pika e bardhë Kane ekzekutoi në perfeksion një goditje perfekte.

“Gjelat” do të riktheheshin sërish në avantazh, edhe pse Tre Luanët po luanin mjaft mirë. Kampionët në fuqi të Botës realizuan golin e dytë në minutën e 77-të, me Giroud që do të realizonte në portën e anglezëve, i ndihmuar dhe nga një devijim i Maguire.

6 minuta më pas Anglia fitoi një tjetër penallti, por këtë herë Harry Kane gaboi në fuqinë e goditjes, pasi topi shkoi shumë jashtë kuadratit të portës. Franca në gjysmëfinale do të sfidojë Marokun, ndërkohë që në sfidën tjetër Kroacia do të përballet me Argjentinën.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME