Fier – Fredi Beleri lë qelinë e burgut Fier për tu betuar si eurodeputet në Strasburg. Pas mbarimit të lejës 5 ditore të dhënë nga autoitetet shqiptare, a do të kthehetnë qeli?!
Ka qënë ora 06 e 40 minuta e të hënës së sotme kur Fredi Beleri ka lënë qelinë në burgut të sigurisë lart në Fier për t’u nisur drejt aeroportit të Rinasit ku do të udhëtojë drejt Strasburgut për tu betuar si eurodeputet i Nea Drmokracisë në shtetin grek.
Ai është pritur jasht portës kryesore të burgut nga makina tip BMW me targa diplomatike e ambasadës greke si dhe bashkëshortja e tij.
Për median greke qe kanë qënë që në orët e para të mëngjesit ka pohuar se i falenderon për mbeshtetjen qe i kane dhene për kaq kohë që ka qënë i ndaluar dhe për më tepër do të flasi në Athinë
I pyetur nga media shqiptare se çfarë ka për të thënë ka pohuar se do të flasi në aeroportin e Rinasit.
Përfaqsues të medias greke teksa bisedonon mes tyre kamë thënë se: Beleri po shkon në Strasburg për t’u betuar si eurodeputet, ka marr leje 5 ditore, por a do të kthehet më?!. Një dilemë kjo që do të vertetohet në përfundim të lejes 5 ditore të dhënë nga autoritetet shtetërore shqiptare për Fredi Belerin