Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURË"FRESKORE ALLAFRËNGA"- GARANCIA 20 VJET

“FRESKORE ALLAFRËNGA”- GARANCIA 20 VJET

Thoma Goga – Thonë se reklama është shpirti i tregëtisë. E kanë provuar, ndaj e kanë thënë dhe ka mbetur si një postulat absolut. I keni parë dhe ju besoj, sa bukur i sajojnë reklamat. I bëjnë me video, me ngjyra që ta bëjnë mendjen çorbë. Dhe njërezit bien brenda si në një vorbull. Kjo ndodh që nga në tregjet e thjeshtë të zejtarëve e deri te marketingu i kompanive të mëdha. Besoj e keni dëgjuar zejtaren duarartë që thërret me zërin e saj melodioz.

  • Biza, shtiza, karfica, kemi. Sita të mira e të lira. Edhe dy copë më kanë mbetur. Kemi dhe flori bakërri…
    Po ky zë melodioz dhe kjo vapë “më zgjoi” një mesele. Diku në një zonë të vogël provinciale, një fshatari i lindi një ide interesante. Mblodhi shumë kartonçina, nga ato që shtypshkronat i hedhin poshtë. Dhe vendosi që me to të bënte ca freskore. Punoi bashkë me familjen, i modeloi, i ngjyrosi aq bukur sa të kënaqej syri. I erdhi radha shitjes. Por më parë duhej bërë një reklamë. Një reklamë që t’ja bënte çorbë mendjen njerëzisë. Dhe fantazia e mjeshtrit “e kopsiti” mirë e bukur:

VINI RE, VINI RE!

NESËR NË QYTEZËN TONË DO TË SHITEN FRESKORET MË TË MIRA DHE MË TË LIRA NË BOTË. GARANCIA 20 VJET. SHITJA ZGJAT NGA ORA 8-9. VRAPONI, PASI SASIA ËSHTË E LIMITUAR.

Ky njoftim “i kopsitur” me të gjitha elementët e tregëtisë, ngjalli interesin e banorëve. Të nesërmen mjeshtri vendosi në 4 kryqëzimet e qytezës nga një tavolinë dhe një pjesëtar të familjes. Në orën 8 klintët ishin mbledhur. Çdo gjë ishte gati. Shitja filloi e po ecte mirë. Kur ishte afër fundit, u kthyen klintët që i blenë në fillim. Kartonat ishin palosur dhe rrinin si gjethe preshi të fishkur.

  • Ej zotëri,- thanë disa klientë.- E shikon si u bënë? Ku e ka garancinë 20 vjet?
    Mjeshtri që në fillim e kishte menduar përgjigjen:
  • Po si e përdorët ju?
  • Ashtu siç përdoren freskoret,- tha një zonjë dhe demonstroi mënyrën e përdorimit.
  • Jo moj zonjë, jo – ja ktheu mjeshtri.- Nuk përdoret ashtu. Që të rrojë 20 vjet, ajo vendoset në tavolinë dhe kur keni vapë, lëvizni kokën përpara freskores…
    Kaq tha mjeshtri, sepse reklama e bëri punën e vetë. Shitja mbaroi.
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME