Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFshehu vrasjen, hetohet shefi i komisariatit të Policisë së Pogradecit

Fshehu vrasjen, hetohet shefi i komisariatit të Policisë së Pogradecit

Akuzat se Komisariati i Pogradecit dhe shefi i tij, Elton Halili kanë tentuar të fshehin vrasjen e ndodhur dy ditë më parë në qytetin liqenor, kanë detyruar kreun e Policisë së Shtetit që të nisë një hetim në lidhje me këto denoncime.

Gjatë ditës së sotme, drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit.

Denis Meçe, 28 vjeç nipi i një funksionari të lartë socialist në Pogradec, rrahu për vdekje të shtunën (10 gusht) Egli Progën, ndërkohë që fillimisht policia e raportoi ngjarjen si aksidentale, rrëzim dhe goditje të kokës.

Por pas denoncimeve të shumta, policia u detyrua të bënte hetime dhe të zbardhte të vërtetën ashtu siç ishte, një rrahje deri në vdekje, ndryshe vrasje.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëron inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit

Bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë.

Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit shpreh edhe një herë angazhimin maksimal për zbatimin e ligjit dhe punën profesionale dhe me integritet të strukturave të policisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME