SPORT

Gafë në mbrojtje, Polonia barazon me Lewandowskin, 1-1

POLONI-SHQIPËRI 1-1

63′ Gol Mbulim i gabuar nga Elseid Hysaj, Polonia shënon golin e barazimit me Lewandowskin

Shikoni golin

53’ E pabesueshme çfarë humbasim. Goli i dytë ishte thuajse i realizuar falë një kundërsulmi fantastik nga Elseid Hysaj, por Nedim Bajrami bën gjithcka keq në zonë, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

47’ Dalje shumë e mirë e kuqezinjtë, por në fund asnjë nuk e shfrytëzon pasimin e Arbër Hoxhës në zonë

42′ GOOOOL Shqipëria shënon në Varshavë, super ARBER HOXHA. Përfiton nga një gafë në prapavijë dhe shënon, duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.

VIDEO E GOLIT…

17′ Ajeti lë fushën i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Ismajli.

10’ Ajeti kërkon karton për goditje nga Lewandowski. Arbitri Taylor akordon vetëm faull.

7’ Hysaj na shpëton nga pësimi i golit duke shpëtuar portën në vijën anësore me një goditje me kokë që e çon jashtë

5’ Polakët krijojnë rastin e parë të rrezikshëm me një aksion të gjatë që finalizohet nga Lewandowski, por në fund topi devijohet jashtë

1’ Starton ndeshja në Varshavë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button