Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGati për plazh, “çmenden” temperaturat në fundjavë

Gati për plazh, “çmenden” temperaturat në fundjavë

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperaturat e larta, të cilat pritet që të rriten edhe më shumë gjatë ditëve në vijim. Dita e premte dhe e shtunë do të ketë rritje temperaturash në të dyja vlerat, ku ato maksimale do të arrijnë në 35 gradë celcius. Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta edhe gjatë ditës së diel dhe të hënë.

Ndërkohë që ditën e martë pritet të ketë vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin, çka do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave sa i përket vlerave maksimale, të cilat nuk do të shkojnë më shumë se 28 gradë celcius. Kujtojmë që meteorologët kanë parashikuar një verë të nxehtë dhe të thatë për këtë vit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME