Mund të jesh duke raportuar për dënime që shkojnë deri në 20 vite burg, por e keqja të të vijë nga një veturë e rastësishme.
eksa raportonte drejtpërsëdrejti nga SPAK pas shpalljes së pretencës për të akuzuarit e inceneratorit të Elbasanit, gazetarja Anila Hoxha u përball me një incident. Një mjet që po tentonte të kalonte pas saj, i rrezikoi jetën duke u afruar në drejtim të saj.
E gjitha u pa edhe në ekran ku gazetarja u pre në fytyrë, u spostua nga kamera ndonëse nuk e ndërpreu raportimin.