SHËNDET

Gazetarëve rusë u serviret “Pulë Kievi” rrugës për në Alaskë/ Pjata shkakton reagime

Fakti që “Pulë Kievi” u servir në kohën e drekës në avionin që fluturonte nga Moska për në Anchorage dhe që mbante gazetarët rusë shkaktoi komente sarkastike (nga pala ruse) dhe zemërim (nga ana ukrainase). Ajo është një pjatë mjaft e zakonshme, por që gati shkaktoi një incident diplomatik.

“Pjata mund të jetë një shenjë e mirë për rezultatin e negociatave”, – komentoi me sarkazëm gazetari i “Russia Today”, Egor Pyskunov. Analisti politik rus Sergei Markov ishte shumë më i qartë: “Është një shenjë e qartë se si ushtria ruse po transformon forcat e armatosura ukrainase”.

“Pulë Kievi” është një copë mishi pule e skuqur dhe e lyer me pana, një “specialitet” i lançuar në fillim të viteve 1900 nga restoranti “Continental” në Kiev, atë që tani është kryeqyteti i Ukrainës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button