Gazetari: Sekuestrohet telefononi i mikut të Agasit! Ja çfarë të dhënash po hetohen

Gazetari Edison Vatnikaj ka folur mbrëmjen e sotme në një studio televizive mbi operacionin e kryer nga SPAK për tenderat e AKSH.
Sipas Vatnikajt, është sekuestruar edhe telefoni i mikut të Ergys Agasit, i cili rezulton të jetë bashkëshorti i drejtoreshës së kibernetikës në Policinë e Shtetit.
“SPAK ka kërkuar dhe kontrolluar disa banesa dhe ambiente që mund të siguronte prova për procesin penal. Janë sekuestruar gjithashtu edhe telefonat, me vendim gjykate nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Ndër telefonat e sekuestruar është edhe ai i bashkëshortit të Ervina Xhanës.
Ervina Xhana është aktualisht drejtoreshë e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit. Bashkëshorti i saj është gjithashtu njëri i afërt i Ergys Agasit, ose shoqëruesi i tij. SPAK nuk ka përfshirë fare policinë në informacion, duke ditur ndikimin e Agasit tek drejtuesit specifikë,” – tha Vatnikaj.









