Gazetaria investigative/ Geri Emiri dhe Erjola Azizolli marrin çmimin e BE-së.

Urime fituesve të Çmimit të BE-së për Gazetari Investigative të organizuar nga Thomson Media!
Mbrëmë në Tiranë, u vlerësuan artikujt më të mirë investigativë të vitit në Shqipëri.
Çmimi i Parë: Geri Emiri & Erjola Azizolli — Amfora.al
Çmimi i Dytë (i ndarë): Vladimir Karaj — Reporter.al; Edmond Hoxhaj — Reporter.al
Çm
imi i Tretë: Erisa Kryeziu & Esmeralda Keta — Citizens.al
“Në Shqipëri, gazetaria investigative vazhdon të luajë një rol kyç në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies. Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballen gazetarët, nga frikësimi dhe presioni ekonomik deri te pronësia e përqendruar e medias. BE-ja do të vazhdojë të ngrejë këto shqetësime dhe të mbështesë reformat që krijojnë një mjedis më të sigurt dhe më të drejtë për gazetarët. Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të investojmë në gazetari të pavarur, iniciativa për verifikimin e fakteve dhe njohuri mediatike, sepse qytetarët e informuar janë mbrojtja më e mirë kundër dezinformimit dhe manipulimit,” Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.











