POLITIKË

Gazment Bardhi nga Roskoveci: Më 11 maj, koha për të ndëshkuar me votë arrogancën, injorancën dhe korrupsionin

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka vijuar fushatën elektorale në Roskovec, ku është takuar me strukturat e PD në Lagjen nr. 1.

Në një postim në Facebook, Bardhi u shpreh se demokratët në Roskovec janë “super të motivuar” për të sjellë ndryshimin në zgjedhjet e pjesshme të 11 majit. Ai akuzoi qeverinë për mungesë vëmendjeje ndaj qytetarëve dhe abuzim me fondet publike.

Siç ju kemi treguar me fakte, paratë e qytetarëve të Roskovecit shpërndahen tek familjet e kandidatëve të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Në vend që t’u japin njerëzve llogari, vazhdojnë t’i tallin dhe t’i shpërfillin!” – shkruan Bardhi.

Ai premtoi se programi i PD synon të ndalë abuzimet dhe të përqendrohet tek qytetarët, duke ofruar më shumë mbështetje për bujqësinë, rritjen e pagave dhe pensioneve.

Më 11 Maj është koha për të ndëshkuar me votë arrogancën dhe korrupsionin!” – përfundon postimi i Bardhit, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë për Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Postimi i plotë:

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ne nje postim ne facebook eshte shprehur: Në Shtabin e Lagjes nr. 1, në Roskovec, së bashku me Pelivanin, i gjetëm strukturat tona super të motivuara për t’i prirë ndryshimit më 11 Maj.
Roskoveci, ashtu si çdo qytet tjetër në qarkun Fier po tretet nga mungesa e vëmendjes dhe mbështetjes për më të pamundurit dhe për biznesin. Siç ju kemi treguar me fakte, paratë e qytetarëve të Roskovecit shpërndahen tek familjet e kandidatëve të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Në vend që t’u japin njerëzve llogari, vazhdojnë t’i tallin dhe të shpërfillin! 
Programi i PD i jep fund abuzimit dhe përqendrohet tek njerëzit e zakonshëm! Mirëqenia e tyre, mbështetja e bujqësisë me më shumë fonde, rritja e pagave dhe pensioneve është detyrimi ynë madhor! 
Më 11 Maj është koha  për të ndëshkuar me votë arrogancën dhe korrupsionin!
 Voto nr. 1: Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button