Gerta Loku, mbahet mend për fjalimin e rrallë të mbajtur në Parlament në 2017, ku përloti deputetët në sallë por jo vetëm, por edhe foli për të vërteta dhe realitetin e vërtetë. Ajo është fermere, aktiviste dhe shpreh pakënaqësinë dhe mungesën e përkrahjes nga qeveria, teksa ajo që shikon është vetëm një propagandë politike.
Loku bën krahasimin me mbështetjen që i jep qeveria kosovare fermerëve të vendit, teksa u shpreh se e vetmja zgjidhje është që bashkë me dhitë e saj të emigrojë drejt Kosovës.
”Ne jemi shumë afër me Kosovën dhe Kosova tani është bërë shtet dhe ne pretendojmë se kemi shumë vite shtet, por kemi fondet mbështetëse për bujqësinë, blegtorinë dhe zhvillimin rural, më të ulëtat në gjithë rajonin. Ndërsa unë marr 12 mijë lekë të vjetra për krerë, ai zotëria në Kosovë merr 24 euro për kokë”,-tha në ”Syri.net”.
Gerta Loku garoi edhe për tu bërë deputete, por nuk fitoi.