AKTUALITETKRYESORE
Gjenden dhjetëra shpendë të ngordhur përgjatë bregut të Plazhit të Vjetër në Vlorë
Dhjetëra shpendë të ngordhur janë gjetur përgjatë bregut të detit në Plazhin e Vjetër në Vlorë. Kjo situatë ka ngritur alarmin për shëndetin publik dhe atë mjedisor, duke shqetësuar qytetarët që frekuentojnë zonën për ecje dhe aktivitete sportive.
Shkaku i ngordhjes së këtyre shpendëve mbetet ende i paqartë. Dyshohet se ngjarja mund të jetë pasojë e gripit të shpendëve. Megjithatë, hipotezat kryesore përfshijnë gjithashtu ndotjen mjedisore dhe faktorë të tjerë të lidhur me ndërhyrjet njerëzore në ekosistem. Peshkatarë të zonës shprehen se nuk kanë konstatuar më parë një fenomen të tillë kaq masiv.