Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGjenden eshtra njeriu në Ardenicë të Lushnjes

Gjenden eshtra njeriu në Ardenicë të Lushnjes

Lushnje – Eshtra njeriu janë konstatuar në Lushnje. Burime nga policia bëjnë me dije se A. H., 55 vjeç, duke punuar në tokat e tij, në fshatin Ardenicë ka gjetur pjesë kockash si ato të eshtrave të njeriut.

Sipas “bluve” eshtrat i përkasin një periudhe të hershme. Sakaq, mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

“Në fshatin Ardenicë, Lushnjë, shtetasi A. H., 55 vjeç, duke punuar në tokat e tij, ka gjetur pjesë kockash si ato të eshtrave të njeriut, të cilat i përkasin një periudhe të hershme. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike”, thuhet në njoftimin e policisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME