Gjendet 32 vjeçari Ferit Sakaj nga fshati Suk1 i Roskovecit. Lajmi konfirmohet bga policia Fier e cila u vu në lëvizje pas lajmit të publikuar nga ALB365 .
Denoncimi u krye pasditen e djeshme nga e ëma e tij e cila pohoi ne polici se djali kish 5 ditë që nuk shkonte në shtëpi. Ai kur ishte larguar i kish thënë të ëmës se do shkonte te e motra në Fier dhe nuk ishte kthyer më.
Njoftimi i policisë
Në vijim të kallëzimit të shtetases Z. S., për largimin nga banesa të djalit të saj 32-vjeçar, ju bëjmë me dije se ky shtetas u gjet nga Policia, në gjëndje të mirë shëndetësore, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.