Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGjendet e pajetë një 36-vjeçare amerikane në Shkodër

Gjendet e pajetë një 36-vjeçare amerikane në Shkodër

Rreth orës 18:00, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim se në lagjen “Tre Heronjtë”, në hostelin ku banonte me qira, është gjetur nga nëna e saj, pa shenja jete, shtetasja A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja A. N. ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME