AKTUALITET

Gjendet plumb në trupin që u gjet i lidhur dhe djegur në makinë.

U gjet i lidhur dhe i djegur nw makinë, gjendet plumb në trupin që dyshohet se i përket shqiptarit.

Mjeku mjeko-ligjor identifikoi një objekt metalik brenda trupit të të ndjerit, i cili u gjet i karbonizuar në Skourta, Viotia tw Greqisw.

Policia ka marrë një mostër ADN-je nga i afërmi i punwtorit tw ndwrtimit nga Shqipëria, i cili besohet të jetë i ndjeri, për të përcaktuar nëse është ai. Kujtohet se burri u gjet të premten e kaluar i djegur në një automjet të vjedhur dhe i prangosur.

Makina është djegur ndoshta dy deri në tre ditë më parë, por ende nuk dihet se kur ka shpërthyer zjarri. U vu re nga një gjuetar, i cili njoftoi autoritetet. Mjeti ishte vjedhur nga Glifadha e Athinws në maj dhe kishte targa të falsifikuara tw njw mjeti nga Katerini.

Autoritetet po hetojnë mundësinë që ky të jetë një burrë me kombësi shqiptare i cili rezulton i zhdukur prej disa ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button