Polumbarët kanë gjetur trupin e pajetë të 14 vjeçarit që u zhduk dje në lumin Seman teksa ishte duke gjuajtur për peshk. Ajo çka e bën më të rëndë këtë ngjarje është se kësaj familjeje i është mbytur një prej fëmijëve në lumin Seman. Sipas banorëve të zonës, fëmija është mbytur rreth 10 vite më parë. 14-vjeçari ka qenë duke peshkuar në brigjet e lumit Seman ditën e djeshme rreth orës 19:00, por nuk është kthyer më.
Banorët e zonës shprehen se familja e 14-vjeçarit janë në kushte shumë të vështira ekonomike. Ata thonë se u është ndërprerë ndihma ekonomike, ndërsa i bëjnë thirrje shtetit që t’ua rikthejnë sërish pasi kjo familje e ka shumë të vështirë të siguroj të ardhura, pasi edhe i zoti i shtëpisë ka ndërruar jetë.
Fier
Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për një 14-vjeçar që ishte futur për tu larë në lumin Seman, ju bëjmë me dije se pas kërkimeve nga shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec dhe polumbarët e RENEA-s, sot rreth orës 10:40, u bë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së mbytur, shtetasit E. S., 14 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.