Finalja e parakohshme e Europianit 2024 mes Gjermanisë dhe Spanjës ka vëmendjen e të gjithë botës tashmë dhe interesi për ta parë nga afër këtë ndeshje është bërë edhe më i madh për tifozët dhe futbolldashësit.
Të premte në orën 18:00 të gjithë sytë do jenë të drejtuar në stadiumin e Stuttgartit, aty ku luhet sfida çerekfinale e Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë organizatore.
Por ky interes ka bërë që të nisin dhe abuzimet me çmimet e biletave. Sipas asaj që raporton Bild, një biletë në tregun e zi ka arritur deri në 12 mijë euro dhe jo në vend të preferuar të stadiumit.
Iberikët kanë eliminuar gjermanët në 2008 dhe 2010 dhe në të dyja rastet fituan Evropianin dhe Kupën e Botës.