AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese rikthen Ballukun në detyrë

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin përfundimtar në lidhje me masën e pezullimit të zv. Kryeministres Belinda Balluku, duke e rrëzuar atë me shumicë votash. Me rezultatin 5 me 3 në favor të ankimimit të paraqitur nga qeveria, trupi gjykues ka vendosur t’i japë të drejtë ekzekutivit.

Ky vendim i hap rrugë rikthimit të menjëhershëm të Belinda Ballukut në funksionet e saj si zv. Kryeministre dhe ministre. Seanca e sotme konsiderohej vendimtare, pasi përcaktonte nëse masa e pezullimit do të vijonte apo do të hiqej.

Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese ka pranuar argumentet e qeverisë, e cila kërkoi shfuqizimin e vendimit të mëparshëm që kishte pezulluar përkohësisht Ballukun nga ushtrimi i detyrës.

Zhvillimet e mëtejshme pritet të shfaqen në orët dhe ditët në vijim, ndërsa rikthimi i saj në detyrë tashmë është i konfirmuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button