
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë për në datën 22 dhjetor çështjen për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gjykata ka urdhëruar SPAK-un që t’i dërgojë Ilir Metës fashikujt e dosjes brenda kësaj jave.
Më herët Meta kishte kërkuar të njihet me dosjen fizikisht për të pasur mundësinë ta lexonte, por SPAK kishte refuzuar.
“Ende nuk jam njohur me aktet fizike të akuzës (SPAK-ut), të cilat i kërkova edhe personalisht në seancën e fundit të gjykimit paraprak. Ky degradim i standardeve të procesit gjyqësor shoqërohet me përkeqësimin e standardeve të paraburgimit, të cilat janë shumë më repressive se të personave që akuzohen për vrasje” ka deklaruar Meta në një intervistë së fundmi.








