Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGoditet me levë në kokë polici në Gjirokastër

Goditet me levë në kokë polici në Gjirokastër

Goditet me levë një polic në Gjirokastër.

Mësohet se bëhet fjalë për punonjësin e policisë me iniciale S.M.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë. Pritet zbardhja e plotë e ngjarjes.

Burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur se, Sokrat Muho ka mbetur i plagosur në kokë, pasi është sulmuar dhe goditur me levë në kokë.

Efektivi i policisë është transportuar në urgjencën e spitalit rajonal ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër.

Policia e Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:45, në vendin e quajtur ‘Ura e Lumit’, Gjirokastër, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin S. M., punonjës policie i DVKM Gjirokastër, jashtë orarit të punës, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore. 

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi G. Zh. 

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, me qëllim kapjen e shtetasit G. Zh., identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME