Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta bën “paqe” me Yuri Kim, ambasadorja e fton në darkën speciale

Meta bën “paqe” me Yuri Kim, ambasadorja e fton në darkën speciale

Ilir Meta duket se ka hyrë në një stinë të mirë raportesh me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Ai është takuar sot me të në një aktivitet në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

“Si pjesë e kremtimit tonë të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim pati nderin të ftonte të gjithë Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë që nga viti 1991 për një darkë speciale në Ryerson House: Gëzuar, edhe njëqind!” – shkruan ambasada e SHBA-ve.

Ky është takimi i dytë mes Metës dhe Yuri Kim pas një viti me fërkime dhe deklaratash sidomos në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Asokohe Meta bëri deklarata të forta kundër saj. Por ndonëse raportet tashmë mes tyre mund të jenë rregulluar, kujtojmë që kreu i shtetit është shmangur nga zyrtarët e lartë amerikanë që kanë vizituar Shqipërinë përgjatë këtyre kohëve, përmendim këtu Karen Donfried. Escobar etj. 

https://fb.watch/dxHp4e9hh2/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME