Saturday, May 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJI‘Grali i Shenjtë’ i koleksionistëve, makina Ferrari që do të shitet për...

‘Grali i Shenjtë’ i koleksionistëve, makina Ferrari që do të shitet për një çmim rekord

Në 13 nëntor të këtij viti, në Nju Jork, do të dalë në ankand një makinë që do të bëhet me siguri një nga më të shtrenjtat në botë.

Bëhet fjalë për një Ferrari 250 GTO, një nga makinat më klasike dhe më të vlerësuara në planet. Ky Ferrari ka dalë i dyti në garën e 1000 kilometrave në Nurburgring, në vitin 1962, dhe ka marrë pjesë në 24 Orët e La Manshit po atë vit. Ka lyerjen origjinale me të cilën garuan pilotët Lorenzo Bandini dhe Mike Parkes.

Pas disa vitesh, kjo makinë u shit për përdorim në rrugë.

Mendohet se në ankandin e nëntorit do të arrijë shifrën e 55 milionë eurove. Një shifër gjithsesi shumë më e ulët në krahasim me 135 milionë eurot që u dhanë për një Mercedes 300 SLR, para një viti.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME