Uncategorized

Gratë e një fasoneri në protestë, dy rroga e gjysëm pa u paguar, kemi probleme ekonomike dhe borxhe (vidio)

Fier – Afro 50 gra punonjëse të një firme fasonerie me pronarë shqiptar e turk kanë zhvilluar protestë mëngjesin e sotëm para godinës ku punonin në unazë të qytetit Fier.

Shkaku i protestës ka qënë sepse 70 punonjëset e firmës Ozgurkan&Tahiraj kanë dy muaj e 10 ditë pa marr pagat mujore.

Sipas punonjëseve protestuese mësohet se ato kishin nisur punën në këtë firmë që në mars të vitit 2022. Kanë qënë 70 punonjëse me kontrate pune provizore . Deri ne mars të 2023, janë paguar regullisht por muajt prill maj e 15 dite qershorit nuk janë paguar

Sto janë ankuar tek zyra e punës dhe u kanë rekomanduar që të hedhin firmën në gjyq pasi dhe atyre nuk u dalin në telefon

Disa nga punonjëset thone se behen nga 5 pjestare në familje dhe nuk kane te ardhura te tjera, njera prej tyre ka dhe bashkeshortin invalid me kemp

Puntorrëet pohuan se kane qene  në total 70, ku 10 prej tyre i kanë mbajtur në punë , 45 janë pa punë e 15 të tjera kamë nisur punë në fasoneri te tjera. Një pjesë e mirë prej tyre kanë probleme familjare e borxhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button