Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedGreqia nevojë për mbi 250.000 punonjës

Greqia nevojë për mbi 250.000 punonjës

Greqia është nevojë urgjente për krahë pune. Burime nga Ministria greke e Punës, thanë se sektorë të tërë të ekonomisë janë në krizë të thellë për shkak të mungesës së punonjësve dhe personelit të kualifikuar, ndërsa kanë dalë jashtë preventivave shumë projekte, pikërisht për shkak të rritjes drastike të kostos së krahut të punës. Mungesa të theksuara për krahë pune janë vënë re në sektorin e turizmit, ku nevoja urgjente për të mundësuar sezonin turistik të këtij viti llogaritet në 50-70.000 punonjës.

Mungesë të theksuar për krahë pune ka edhe sektori i bujqësisë,i blegtorisë dhe akuakulturës ku nevojat llogariten në mbi 50.000 krahë pune,ndërsa sektori i ndërtimit pritet të hyjë në kolaps për shkak të mungesës së 150-160.000 punonjësish.

Mungesa të mëdha kanë edhe sektorë të tjerë të ekonomisë,ku mungesa e krahut të punës jo vetëm ka ngritur në maksimum çmimet, por kanë stopuar investime strategjike në fusha si ndërtimi i projekteve të mëdha infrastrukturore dhe komplekseve të mëdha turistike.

Kompani të mëdha të biznesit ndërkombëtar kanë shtyrë projektet e tyre për investime në Greqi, pikërisht për shkak të mungesës së personelit të kualifikuar.

Situata duket se po përkeqësohet edhe për shkak të emigrimit të mijëra grekëve të moshave të aktive për punë, drejt Anglisë, Gjermanisë, Norvegjisë dhe Suedisë, vende në të cilat pagesat dhe kushtet e punës janë më të mira se në Greqi.

Nevojat urgjente për punonjës deri tani ishin zgjidhur prej punëtorëve prej vendeve të Ballkanit që ishin pjesë e Bashkimit Europian si Bullgaria dhe Rumania,por tashmë krahu i lirë nga këto vende,por edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, është spostuar direkt drejtë vendeve europiane, ç’ka ka shtuar së tepërmi vështirësitë për gjetjen e krahut të punës në vend.

Si zgjidhje urgjente është parashikuar krijimi i një programi të posaçëm për lejimin e emigrantëve nga vendet e Afrikës Veriore ose lindja e largët, por deri tani duket se negociatat me vendet e Afrikës Veriore kanë ngecur për shkak të situatës së sigurisë në këto vende,ndërsa duket se vendet si Pakistani dhe India që kanë krahë pune, nuk dëshirojnë të kenë hemorragji të krahut të punës,të trembur se hapja e kufijve do t’u krijojë edhe atyre probleme në të ardhmen.

Qeveria greke po përgatit një draft ligjor për krijimin e programeve të posaçme për tu mundësuar emigrantëve të hyjnë në vend me viza pune,por duket se edhe ky program po vërtitet sirtarëve të burokracisë nëpër ministritë përkatëse./ TCh

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME