Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETYuri Kim: Mjaft më me korrupsion!

Yuri Kim: Mjaft më me korrupsion!

Për herë të parë në Shqipëri po mbahet Konferenca e parë Kombëtare e Antikorrupsionit, ku ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dha një mesazh të fortë. Për ambasadoren duhet ti themi mjaft korrupsionit, që Shqipëria të jetë e fortë dhe që së bashku duhet të mbrojmë demokracinë.

”Lufta kundër korrupsionit është ajo për të cilën flasim, jo sepse ne nuk kemi korrupsion, por flasim për të sepse ne kemi përjetuar në historinë tonë çdo të thotë kur nuk e lufton korrupsionin dhe kur nuk e mbron demokracinë.

Do të doja të thoja se të gjithë ne, ju si qytetarë të Shqipërisë dhe unë si përfaqësuese e SHBA-së, duhet të bëjmë sëbashkë forcat në këtë çast historik për të thënë mjaft me korrupsionin dhe të mbrojmë demokracinë, për të thënë që Shqipëria të mund të jetë më e fortë.

Festuam 30 vite të Shqipërisë së lirë, të një demokracie dhe një populli që hoqi qafe diktaturën dhe komunizmin. Diktatura dhe komunizmi janë forma e saj e korrupsionit dhe ata që e kanë përjetuar e dinë që kjo është e vërteta e korrupsionit”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME