Thursday, December 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEGreta Koçi: Jam shumë e lumtur me bashkëshortin inxhinjer

Greta Koçi: Jam shumë e lumtur me bashkëshortin inxhinjer

Këngëtarja e mirënjohur, Greta Koçi ka treguar më shumë detaje rreth martesës së saj dhe mashkullit që i ka vjedhur zemrën. E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, Koçi ka treguar se bashkëshorti i saj është shqiptar nga veriu i vendit, por ka preferuar që të mos e zbulojë identitetin e tij pasi artistja thotë se do që ta mbajë private familjen duke qenë se partneri i saj nuk i përket botës së showbizit. Këngëtarja Koçi thotë se ata janë si dy shokë dhe se e mbështesin njëri-tjetrin.

”Nuk kam bërë një ceremoni dasme. Duhet të jetë një moment magjik për të gjitha vajzat. Do të doja të bëjë diçka ndoshta të ardhmen. Kam dashur gjithmonë që ta mbaj private këtë pjesën e familjes duke qenë se kam një bashkëshort që nuk është VIP dhe nuk i përket botës së showbizit, kam dashur që të jem pak më diskrete, por e kam pranuar që jam martuar dhe tani jam shumë e lumtur dhe shumë e qetë. Rreth 4 vite që jemi martuar, jetojmë në Amsterdam. Bashkëshorti im është inxhinier. Jetojmë në Amsterdam. Koha e tij është e zënë shumë, e imja po ashtu”,-tha Koçi.

Alketa Vejsiu: Është shqiptar apo i huaj?

Greta Koçi: Shqiptar.

Alketa Vejsiu: Ku e gjete dhe ku të gjeti?

Greta Koçi: U gjetëm Alketa. Është nga veriu i Shqipërisë. Unë jam një miks sepse babanë e kam nga Shkodra dhe mamanë nga Berati. Ne jemi si shokë të dy, mbështesim njëri-tjetrin

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME