Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET"Guerrilasit" fierakë mesazh Ballës, Fieri nuk është Elbasan.

“Guerrilasit” fierakë mesazh Ballës, Fieri nuk është Elbasan.

Fier – Beteja për bashkitë e vendit ka filluar mes partive politike kur duhen rreth dy muaj nga zgjedhjet lokale të 14 majit.

Mirëpo, veçse me njëra-tjetrën, forcat politike duket se kanë një betejë dhe brenda vetes dhe disa mbështetës e kanë shprehur hapur mospëlqimin e tyre për një personazh të caktuar.

Bëhet fjalë për kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Në Fier kanë pasur një mesazh të qartë për deputetin dhe e kanë shkruar me bojë në muret e selisë rozë në këtë qytet.

“T.Balla thikë pas shpine PS, Fieri nuk është Elbasan”, shkruhet në një nga mesazhet në muret e godinës së selisë socialiste.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Balla u “zhvendos” nga Elbasani dhe u emërua drejtues politik i qarkut në Fier

Kjo është hera e dytë që shkruhen ne sprai selia e PS në Fier. Herën e parë u zhgarravitën posterat tek dera kryesore por ka qënë Ramion Kurti që kreu zëvendësimin e tyre për 2 orë dhe nuk u mor vesh dhe dy ditë më pas me urdhër të Ballës u vendos dhe sistemi i kamerave të sigurisë./albeu

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME