Hamburg befason Bayernin, Arsenali fiton 0-4 kundër Leeds United

Bayern nuk shkon më shumë se barazimi 2-2 ndaj Hamburg në Bundesligë. Në Hamburg, vendasit realizuan të parët me Vieria. Kane barazoi shifrat, në të 42-tën. Në pjesën e dytë, Diaz përmbysi takimin në favor të kampionëve të Gjermanisë. Goli i Vuskovic i dhuroi një pikë Hamburgut, në Volksparkstadion. Bayern kryeson kampionatin me 51 pikë. Hamburg është në vendin e 13-të.
Arsenali ka marrë një fitore bindëse në udhëtim ndaj Leeds United, duke triumfuar 0-4. Skuadra e Mikel Artetës kishte tre ndeshje pa fitore. Topçinjtë dominuan takimin që në fillim dhe kaluan në avantazh në minutën e 27-të, kur Martin Zubimendi shënoi me kokë pas harkimit të saktë nga Noni Madueke.
Ky i fundit ishte protagonist edhe te goli i dytë në minutën e 38-të. Krosimi i tij nga këndi përfundoi në rrjetë, por pasi topi u devijua me kokë nga portieri Darlow.
Në pjesën e dytë, Arsenali vijoi me ritëm të lartë dhe në minutën e 69-të suedezi Viktor Gyokeres ‘vulosi’ fitoren pas një asistimi nga Gabriel Martinelli.
Në minutën e 86-të, Gabriel Jesus realizoi një gol spektakolar, duke dribluar mbrojtësin dhe më pas edhe portierin e Leedsit.









