NJOFTIME

Hapen aplikimet për Thirrjen XI të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

Të rinjtë e moshës 21–29 vjeç, të diplomuar në një program studimi Bachelor ose Master, mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Programi ofron:
✅ Praktikë pune 3-mujore në institucionet publike;
✅ Kompensim financiar në formën e trajtimit ushqimor;
✅ Trajnim profesional nga ASPA;
✅ Mundësi punësimi me kontratë 1-vjeçare, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Afati i aplikimit: deri më 16 gusht 2026.

Aplikimet kryhen vetëm online në platformën zyrtare: https://praktika.rinia.gov.al

Për më shumë informacion mbi kriteret, procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm, vizitoni faqen zyrtare të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button