Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETHapet zyrtarishtë rruga Kardhiq - Delvinë, tani 40 minuta më shpejtë drejt...

Hapet zyrtarishtë rruga Kardhiq – Delvinë, tani 40 minuta më shpejtë drejt Sarandës

Rruga Kardhiq-Delvinë është hapur zyrtarisht mëngjesin e kësaj të shtune, 2 korrik, ashtu siç ishte premtuar nga qeveria. Aksi që sjell Sarandën më afër duke shkurtuar kohën e udhëtimit për në plazhet e kristalta tashmë është i hapur për të gjithë udhëtarët.

“U tha, u bë! Mirëmëngjes, me udhëtimin nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër”, shkruan ministrja Mirela Kumbaro dhe ndan pamjet e rrugës së re.

Kardhiq-Delvinë është një rrugë e rëndësishme për turizmin e Rivierës Shqiptare. Ky aks i ri rrugor u mundëson qytetarëve dhe turistëve që zgjedhin jugun e vendit, që  të bëjnë rrugën Tiranë-Sarandë 45 minuta më shpejt.

Po ashtu, rruga lehtëson trafikun e makinave drejt Sarandës dhe ndihmon banorët e zonave të thella malore të Tepelenës dhe Leskovikut të nxjerrin produktet e tyre në hotelet dhe motelet turistike të bregdetit Jon. Projekti fillestar i rrugës u miratua në vitin 2007 dhe e ndau këtë rrugë të gjatë 33 kilometra, në 8 lote.

Loti 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë ose ndryshe Tuneli i Skërficës, për shkak të kompleksitetit dhe risqeve të shtuara në projektim, u vendos në vitin 2019 të realizohej sipas parimit projekto-ndërto, pasi konsiderohej si loti më sfidues i këtij projekti.

Shteti i delegoi të gjitha risqet e projektimit tek sipërmarrësi privat, të cilat për veprat e llojit tunel janë mjaft të larta, për shkak të kompleksitetit dhe të panjohurave që paraqet kjo tipologji vepre. Ky lot kushtoi 17.8 milionë euro. Tuneli mundëson që, nga ky aks rrugor, udhëtimi Tiranë-Sarandë të bëhet 45 minuta më shpejt.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME