MAGAZINË

Harry Styles thyen rekord me albumin e ri

Harry Styles, ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke thyer rekord personal me javën më të suksesshme të shitjeve deri më sot. Albumi i tij i katërt, “Kiss All the Time. Disco Occasionally”, është renditur në vendin e parë në listat muzikore në mbarë botën.

Sipas të dhënave, këngëtari ka shitur mbi një milion kopje të albumit brenda javës së parë, duke shënuar shitjet më të larta për një artist mashkull në gati një dekadë.

Albumi debutoi në vendin e parë në listën Billboard 200 në SHBA, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku Styles arriti një sukses të dyfishtë me këngën e tij “American Girls”, që gjithashtu kryeson listat.

Në Britani, ai regjistroi 183 mijë kopje të shitura në javën e parë, duke tejkaluar ndjeshëm suksesin e albumit të tij të mëparshëm “Harry’s House”, i cili kishte shitur 113 mijë kopje në debutim. Albumi i ri ka shënuar gjithashtu shitjet më të larta të disqeve vinyl për një artist britanik në këtë shekull.

Styles festoi publikimin e albumit me një koncert special në arenën Co-op Live në Manchester, i cili u filmua për një projekt ekskluziv në Netflix. Ai gjithashtu u shfaq si prezantues dhe performues në Saturday Night Live.

Në vijim, këngëtari do të nisë një rezidencë koncertesh në shtatë qytete, përfshirë 30 shfaqje në Madison Square Garden dhe 12 net në Wembley Stadium.Në disa prej këtyre koncerteve, ai do të shoqërohet nga emra të njohur si Shania Twain, Robyn, Jorja Smith dhe Jamie xx.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button