Granit Xhaka i përfshirë në një rrjet bastesh ku del edhe emri i një shqiptari tjetër të dënuar më parë? Kjo është pista ku po hetojnë hetuesit në Britaninë e Madhe, nisur nga një karton i verdhë, tërësisht të panevojshëm, që futbollisti i Arsenalit mori në përballjen ndaj Leeds në Premier League dhjetorin e kaluar.
Ndërsa Xhaka pritet të startojë këtë të premte sezonin e ri përballë Crystal Palace, në dosjen e hetuesve bashkë me të përmendet dhe një ish-futbollist profesionist shqiptaro-suedez që është dënuar më parë për trukim ndeshjesh.
Federates Angleze ka ngritur dyshimet se kur Xhaka mori kartonin e verdhë për vonesa të panevojshme në lojë, ai ishte i rakorduar me një rrjet bastesh që kishin vënë shumë para pikërisht për faktin se futbollisti shqiptar i kombëtares zvicerane do të ndëshkohej me të verdhë në 10 minutat e fundit të ndeshjes. Pikërisht këtë dyshim sipas “Sportsmail”, federata i ka kaluar Agjencisë Kombëtare të Krimit.
Hetimi i FA u shkaktua nga modele të dyshimta bastesh që u shfaqën në fund të fitores 4-1 të Arsenal-it në “Elland Road”, me 52 mijë paund të vendosura që Xhaka ndëshkohet me karton në 10 minutat e fundit të lojës.
Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari, Andre Marriner, në minutën e 86-të të ndeshjes kundër “Elland Road” pasi vonoi të ekzekutonte një goditje dënimi, pavarësisht se Arsenali po fitonte 4-1 dhe kishte kontroll të plotë të lojës.
Pamjet video që hetuesit po shqyrtojnë tregojnë mesfushorin duke u vonuar me topin në gjysmëfushën e tij për rreth 20 sekonda përpara se të ndëshkohej.
Agjensia Kombëtare e krimit ka thënë për median britanike “Sportmail” se janë zbuluar prova të shumave të konsiderueshme të basteve të vendosura me kriptovaluta, disa prej të cilave edhe në tregje të parregulluara si ato shqiptare. E këtu del dhe emri i një tjetër personi që po hetohet shqiptaro-suedezi, Alban Jusufi, i dënuar për trukim ndeshjesh në 2017 nga një gjykat në Suedi, ka përfituar shuma të mëdha duke vendsur bast që Xhaka të ndëshkohej me karton të verdhë.
41-vjeçari gjatë sezonit 2008-09 provoi të vishte dhe fanellën e Vllaznisë së Shkodrës në Shqipëri.
Ai u shpall fajtor në vitin 2017, për korruptimin e portierit të AIK-ut, Kyriakos Stamatopoulos, me 150 mijë paund për të mos performuar mire, përpara një derbi kundër IFK Gothenburg.